Nuk mundesh të jetosh sipas vlerave të Islamit përveçse duke jetësuar urdhrat dhe këshillat e dhëna në Kur’an për çdo detaj të jetës.Kjo, dhe zbatimi i Sunnetit është mënyra e vetme me të cilën njerëzit mund të arrijnë sukses dhe lumturi në këtë botë dhe në tjetrën. Zoti ynë na tregon në Kur’an se njeriu mund të bëjë një jetë shumë të mirë vetëm duke kryer vepra të mira:
“Cilido që bën vepër të mirë, mashkull ose femër qoftë e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” (Sure Nahl: 97)
Ky libër i qaset përditshmërisë së njerëzve në optikën e një muslimani i cili jeton sipas mësimeve të Kur’anit. Njëkohshëm, rreket të ndihmojë një musliman në përballjen e jetës së çdo dite. Kësisoj, qëllimi i këtij libri është i dyfishtë: të na prezantojë me idenë e jetës së lumtur që vjen vetëm falë mësimeve të Kur’anit dhe t’i ftojë të gjithë njerëzit në këtë jetë të vyrtytshme ofruar nga vargjet e tij, sepse është provuar se vetëm mësimet e Kur’anit i mundësojnë njerëzve të jetojnë çdo orë të ditës dhe çdo moment të jetës së tyre në një ambient të qetë, i cili i ngjan parajsës - në paqe, larg stresit, shqetësimeve dhe anktheve që kanë përfshirë këtë botë.
24 ORË NGA JETA E MUSLIMANIT (PDF)
Download (4,402 KB)
http://api.fmanager.net/files/book/pdf/al/24ore_jeta_muslimanit.zip