نقــاط : 100250
| موضوع: MREKULLITË E KURANIT (Shqiptar) الإثنين 26 ديسمبر 2011 - 0:15 | |
| Harun Yahya MREKULLITË E KURANIT [MREKULLITË E KURANIT] Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore. MREKULLITË E KURANIT (PDF) Download (2,506 KB) http://api.fmanager.net/files/book/pdf/al/mirekullite.zip | |
|